Pensionohet punëtori shumë vjeçar i ME-së, Selami Berisha
Prishtinë, 16.01.2025 – Në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë (ME) është mbajtur ceremonia me rastin e pensionimit të kolegut shumëvjeçar të Ministrisë, Drejtorit të Prokurimit, Selami Berisha.
Me këtë rast, zëvendësministri i ME-së, Getoar Mjeku së bashku me U.D. Sekretaren e Përgjithshme, Leonita Shabani – Mullarama, në emër të Ministrisë së Ekonomisë dhe gjithë kolegëve, e falënderuan dhe shprehen mirënjohje të thellë për z. Berisha, për punën e bërë me përkushtim dhe profesionalizëm për afër dy dekada.
Po ashtu, të gjithë kolegët e uruan z. Berisha për korrektësinë, bashkëpunimin e frytshëm dhe kolegialitetin e treguar gjatë shërbimit të tij në ME.
Me këtë rast, z. Berisha iu nda mirënjohja për punën shumëvjeçare dhe kontributin profesional të dhënë në Prokurimin e ME-së.
Z. Berisha gjithashtu, i urojmë jetë të gjatë me shëndet të plotë dhe ta gëzojë pensionimin së bashku me familje!