Republika e Kosovës mbështet Parimet e Nju Jorkut për Sigurinë dhe Qëndrueshmërinë e Kabllove Nënujore në një botë të digjitalizuar globalisht
Prishtinë, 11.12.2024 – Kosova bashkohet me nismën ndërkombëtare për Sigurinë dhe Qëndrueshmërinë e Kabllove Nënujore – Parimet e Nju Jorkut.
Mbi 95 për qind e trafikut të internetit global transmetohet përmes kabllove nënujore, të cilat përbëjnë bazën e komunikimit global.
Theksohet rëndësia e bashkëpunimit për të siguruar, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e infrastrukturës së kabllove nënujore.
Këto Parime demonstrojnë një përkushtim për të ndjekur qëllimet tona të përbashkëta për promovimin e një ekosistemi të sigurt dhe ndërveprues të TIK-ut, ndërmjet vendeve partnere.
Ministria e Ekonomisë, si ministria përgjegjëse për sektorin e komunikimeve elektronike dhe duke vepruar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka miratuar Parimet e Nju Jorkut.
Deklarata përmban parime mbi sigurinë, besueshmërinë, ndërveprimin dhe qëndrueshmërinë në lidhje me planifikimin, shtrirjen, riparimin dhe mirëmbajtjen e kabllove nënujore.
Deklarata: