Në Drenas janë investuar mbi 1 milion Euro në efiçencë të energjisë
Drenas, 02.12.2024 – Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE) ka investuar mbi 1 milion Euro në renovimin e 9 ndërtesave publike në Komunën e Drenasit.
Investimet janë përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale dhe renovimet janë kryer në këto objekte: SH.F.M.U “Dëshmorët e Drenicës”, SH.F.M.U “Luigj Gurakuqi”, SH.F.M.U “Jusuf Gërvalla”, SH.F.M.U “Gani Elshani”, SH.F.M.U “Migjeni”, SH.F.M.U “Shaban Polluzha”, SH.F.M.U “Shote Galica”, SH.F.M.U “24 Korriku” dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Nekoc.
Investimet e realizuara janë:
- Termoizolimi mureve të jashtme
- Termoizolimi i fasadës;
• Termoizolimi i kulmit;
• Ndërrimi i dyerve dhe dritareve;
• Renovimi i ndriçimit;
• Automatizimi i sistemit të ngrohjes;
• Renovimi i rrjetit të ngrohjes;
• Instalimi i kaldajave me biomasë.
Këto investime janë një shembull i përkushtimit tonë për një Kosovë të qëndrueshme.
Falënderojmë të gjitha institucionet qendrore e lokale për angazhimin, bashkëpunimin, e vetëdijesimin gjithnjë më të lartë për efiçencën e energjisë.
Përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.