Ministrja Rizvanolli: USAID-i ka qenë një partner i besueshëm dhe përkrahës, duke mbështetur zhvillimin tonë ekonomik

Prishtinë, 23.10.2024 – Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), të martën ka shënuar 25 vjetorin e themelimit të misionit në Kosovë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të themelimit, ka falënderuar organizatën amerikane për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik.

“Sot festojmë 25 vjetorin e përkushtimit të palëkundur të USAID-it ndaj Kosovës. Në çdo hap, USAID ka qenë një partner i besueshëm dhe përkrahës, duke mbështetur zhvillimin tonë ekonomik dhe më gjerë”, ka theksuar Rizvanolli.

Investimet e USAID-it në zhvillimin e Kosovës, prej vitit 1999, kapin shifrën e mbi 1 miliard dollarëve.