Ministrja Rizvanolli flet në Forumin Strategjik të Bledit
02.09.2024 – Me ftesë të Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre/ Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Matjaž Han, Ministër i Ekonomisë, Turizmit e Sportit të Sllovenisë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni ku është diskutuar zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Rizvanolli ishte pjesë sesionit: “Teknologjitë dhe e ardhmja e Ekonomisë” nën një panel me; Andrew Caruana Galizia, Shef i Evropës dhe Euroazisë në Forumin Ekonomik Botëror, Boštjan Košak, Kryetar i Bordit Drejtues nga Telekom Slovenije, Dušan Lukič, Shef i inovacionit dhe zhvillimit MOON në Porsche Slovenija, Eva McLellan, Presidente e vendit dhe Menaxhere e përgjithshme në Roche Sllovenia dhe Julia Schvarcova, Menaxhere e çështjeve qeveritare dhe Politikave Publike në Google.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Rizvanolli ndau përvojat pozitive e shembullin e mirë të Kosovës në digjitalizim, gjithëpërfshirje, transparencë e llogaridhënie në institucione, ku, të gjitha këto janë realizuar falë mbulueshmërisë me internet në tërë territorin e Kosovës.
Kosova tashmë renditet e 8-ta nga vendet e Evropë në shtrirje të rrjetit të internetit.
Mundësia e qasjes në këtë infrastrukturë dhe sigurimi i qasjes në internet nuk është më vetëm ndërlidhje në mes njerëzish por ështē një mundësi e mirë e shfrytëzimit të teknologjive moderne. Andaj, për qeverinë është me rëndësi kjo që të gjithë qytetarët pavarësisht ku gjenden dhe qfarë gjendje socio-ekonomike kanë, të kenë qasje të barabartë në internet, shtoi e para e ekonomisë së vendit.
Ajo po ashtu tha se vitet e fundit kemi digjitalizuar shumë shërbime, diku rreth 175 shërbime publike të shpërndara tek qytetarët përmes platformës eKosova.rks-gov.net.
Gjithashtu, ajo tha se gjatë krizës energjetike, ne zhvilluam subveniconet në eficiencën e energjisë ku gjithçka ishte realizuar plotësisht online ku aplikuan afer 10 -25 mijë qytetarë në vit, përfundoi Rizvanolli.
Forumi strategjik i Bledit organizohet çdo vit ku marrin pjesë akterë të shteteve të ndryshme të rajonit e Evropës.