Zëvendësministri Mjeku nderon policët e rënë në detyrë
Prishtinë, 26.07.2024 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku ka bërë homazhe në 13 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri.
Zëvendësministri Mjeku dhe personalitete tjera të Republikës së Kosovës sot kanë bërë homazhe pranë Memorialit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Në nderim të 23 pjesëtarëve të policisë të rënë në detyre, më 26 gusht shënohet Dita Memoriale e Policëve të rënë në detyrë.
Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.