Kuvendi i Kosovës ka miratuar Marrëveshjen ndërkombëtare “Evropa Digjitale”
Prishtinë, 20.05.2024 – Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e fundit ka miratuar Marrëveshjen ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027”, në vlerë prej 7.5 miliardë euro.
Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës ia mundëson Kosovës pjesëmarrjen në Programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale”. Ky program është i krijuar dhe financohet nga Bashkimi Evropian, me qëllim që të bëhet i mundur transformimi digjital, rritja e përdorimit të teknologjive digjitale për bizneset dhe qytetarët, me çka do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Bizneset, administrata publike si dhe OJQ-të nga vendet nënshkruese të kësaj marrëveshje, do të kenë mundësi të aplikojnë në projekte që ndërlidhen me fusha specifike si:
Resurset kompjuterike me performancë të lartë;
Inteligjenca artificiale (IA);
Shkathësitë e avancuara digjitale; dhe
Përshpejtimi dhe shfrytëzimi i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti).
Po ashtu, ky program synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme.
Ministria e Ekonomisë do të organizojë punëtori me palët e interesit, për informim rreth procedurave të aplikimit për fondet në kuadër të këtij programi.
Më shumë informata mbi programin: