Pas suksesit të ankandit të parë Diellor 100/MW, vazhdojmë me ankandin e parë të Erës 150/MW (VIDEO)
Prishtinë, 03.04.2024
Pas suksesit të ankandit të parë Diellor 100 MW, po vazhdojmë me ankandin e parë të Erës, me kapacitet prej 150 MW!
Për zhvillimin e këtij ankandi, më 22 mars është nënshkruar marrëveshja me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) e cila i bashkëngjitet punës përgatitore që është bërë bashkë me USAID Kosovo deri më tani.
Me dy partnerë që sjellin ekspertizë e përvojë komplementare, jemi të bindur që edhe ankandi i radhës do të jetë po aq i suksesshëm sa ankandi diellor.