KEK-u ka nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW
Prishtinë, 26.03.2024 – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, në vlerë prej 103.7 milionë euro.
Nga shuma 103.7 milionë euro:
10 milionë euro nga mjetet vetanake të KEK-ut;
33 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), sipas marrëveshjes financiare me Ministrinë e Financave;
29 milionë euro kredi nga banka zhvillimore gjermane KfW;
31,7 milionë euro grant përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se përderisa synojmë të kemi një tranzicion të drejt energjetik, KEK-un si ndërmarrjen kryesore të sektorit tonë të energjisë nuk mund ta lëmë pas, por synojmë që ta transformojmë, që t’i përshtatet një sektori më modern e inovativ të energjisë.