Testohet funksionalitetit i platformës Kosova e-ID
Prishtinë, 20.12.2023 – Me qëllim testimin e funksionalitetit të platformës Kosova e-ID, projekti “EU4Innovation -eID Kosovo’ implementuar nga Evoluxer, mbështetur nga BE dhe Ministria e Ekonomisë, organizoi punëtorinë me akterët primar të projektit, ASHI, ARC, ARBK.
Gjatë këtyre tre ditëve u demonstrua aspekti softwerik, programor, arkitektura, internoperabiliteti i sistemeve, aspekti teknik dhe i operimit, siguria dhe qasja e platformës eID Kosova.
Do të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve vendore nga segmenti i shërbimeve, administrimit dhe zhvilluesve si nga sektori publik, qoftë niveli qendror apo lokal si dhe sektori privat dhe ai bankar para se platforma e-ID Kosova të filloj së operuari sipas praktikave më të mira evropiane dhe IDAS.