Shtyhet afati i aplikimit për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për NMVM

Prishtinë, 12.12.2023 – Shtyhet afati i aplikimit për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Thirrja për fazën e parë do të jetë e hapur deri më 31 janar 2024.

Aplikoni për pajisjet efiçiente për ngrohje:

Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,

Kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€,

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,

Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.

Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/476

Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/01/01Draft-final-21-11-2023-NMVM-Thirrja-per-Pajisje-ngrohese-eficiente.pdf