Mbahet Konferenca V Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencat
Mitrovicë, 20.10.2022 – Sot i përfundon punimet Konferenca V Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencat, e cila po mbahet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Konferenca dyditore organizohet nga Ministria e Ekonomisë (ME), Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Gjatë ditës së parë të Konferencës janë paraqitur me kumtesa studiues të fushës së gjeoshkencave, kurse në ditën e dytë, pjesëmarrësit do të vizitojnë vende të ndryshme të Kosovës, që lidhën me fushën e minierave dhe mineraleve.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë që ka për Kosovën mbajtja e kësaj konference, pasi sektori i minierave, pasi është një mundësi e pashtershme, e zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.
Mjeku shtoi se tani është koha e duhur që shkencëtarët të japin kontributin e tyre dhe të ndihmojnë me studimet e tyre për një vendimmarrje të informuar të qeverisë në fushën minerare.
Pjesëmarrës në Konferencë janë studiues nga Kosova, shtetet e rajonit, SHBA-të, Kanadaja, dhe Afrika dhe përfaqësues të kompanive nga fusha minerare.