ME do të inaugurojë Parkun Teknologjik “Tech Park Prishtina”

Prishtinë, 07.10.2023 – Ministria e Ekonomisë ka ndarë rreth 1.2 milionë euro për krijimin dhe funksionalizimin e Parkut Teknologjik “Tech Park Prishtina” ndërkohë që po bëhen përgatitjet e fundit për eventin e hapjes zyrtare!

Javën që vjen do të inaugurojmë parkun i cili do të shërbej si hub i kompanive të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), start up-eve, profesionistëve, studentëve të TIK-ut e institucioneve të hulumtimit.

Tutje komuniteti i TIK-ut do të mund të shfrytëzojë:

✅Zyrat
✅Sallat e takimeve
✅Dhomat e trajnimit
✅Hapësirat e gjelbëruara
✅Hapësirat për rrjetëzim