KRU “Prishtina” kërkon 3 profesionistë

Prishtinë, 03.07.2023 – Ndërmarrja Publike KRU “Prishtina” ka hapur konkurs, ku kërkon profesionistë të fushës për të udhëheqë Njësinë e Implementimit të Projekteve dhe projektet e impiantit të ujërave të ndotura dhe rrjetit të kanalizimit.

Konkursi për vendet e punës ka të bëjë me 3 pozita profesionale (menaxherë), të cilat janë:

1 – Drejtor i PIU (me orar të plotë), një pozitë;

2 – Menaxher projekti – Komponenti i rrjetit (me orar të plotë), një pozitë;

3 – Menaxher projekti – Komponenti i implementimit për trajtimin e ujërave të ndotura (me orar të plotë), një pozitë.

Inkurajohen profesionistët që të aplikojnë për 3 pozitat e shpallura.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni në vegzën më poshtë:

https://kosovajob.com/kompania-rajonale-e-ujesjellesit-prishtina/drejtor-i-piu-menaxher-projekti-menaxher-projekti-komponenti-i-impiantit-per-trajtimin-e-ujerave-te-ndotura