NJOFTIM – Konsultime Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031 në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 22.06.2022 – Në vazhdën e konsultimeve publike nëpër komunat e vendit për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me bashkëpunëtorë nesër do të mbajë konsultime publike me qytetarët e Komunës së Prishtinës.

Konsultimet do të mbahen në Komunën e Prishtinës ku qytetarët e kësaj komune fillimisht do të njihen me objektivat, qëllimin dhe planet e strategjisë më pas do të kenë mundësi të diskutojnë me ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për të dhënë komentet dhe kontributin e tyre.

Ministrja Rizvanolli, fton të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e asamblesë komunale të Pejës për të diskutuar dhe për të dhënë kontributin e tyre rreth Strategjisë së Energjisë 2022-2031.

Takimi mbahet në:

Vendi: Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, salla e Kuvendit Komunal
Data: 23.06.2022
Ora: 16.00 – 17.30