Kosova goditet nga një tërmet
Prishtinë, 11.07.2022 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 11.07.2022 në ora 02:51 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore e tërmetit ishte 5 km;
Epiqendra e këtij tërmeti ishte, Lokacioni 42.84 N; 20.61 E;
11 km në verilindje të Istogut;
18 km në veriperëndim të Skenderajt;
22 km në perëndim – jugperëndim të Mitrovicës; dhe
2 km në veri të fshatit Uqë.