Zv. Ministri Arifaj ka marr pjesë në Forumin e Dytë të Komunitetit të Energjisë – Tranzicioni i Drejtë
Prishtinë, 12.07.2022 – Nën organizimin e Komunitetit të Energjisë në Sarajevë të Bosnjës është mbajtur Forumi i Tranzicionit të Drejtë, ku ka marr pjesë Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, poashtu të pranishëm ishin përfaqësues nga Komisioni Evropian si dhe përfaqësues nga shtetet nënshkruese të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
Zv. ministri Arifaj tha se sektori i energjisë në Kosovë po përballet me sfida të mëdha pasi mbështetet në dy termocentrale të vjetra me linjit, ku 90 % e energjisë elektrike prodhohet nga këto dy termocentrale, përderisa shtoi se fal punës së Komisionit Evropian dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, pritet të finalizohen nga Këshilli Ministror në dhjetor të 2021 objektivat e sektorit të energjisë – efiçienca e energjisë, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe emetimi i gazrave serë.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave dhe detyrimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë dhe angazhimeve sipas Deklaratës së Sofjes për Axhendën e Gjelbër dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në përmbushjen e këtyre objektivave”, tha Arifaj.
Arifaj potencoi se Republika e Kosovës sapo ka hartuar draft Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031, e cila strategji vendos themelet për transformimin e sektorit të energjisë në 10 vitet e ardhshme, ku synimet kryesore të kësaj strategjie janë sigurimi i furnizimit me energji elektrike, përballueshmëria financiare, integrimi në tregun rajonal si dhe mbrojtja e mjedisit.