Disa zona të Kosovës lëkunden nga tërmeti që goditi Maqedoninë Veriore

Prishtinë, 27.05.2022 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik – Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, njofton se, më datë 27.05.2022 në ora 09:11:27 sipas kohës lokale, Maqedonia Veriore është goditur me një tërmet me MAG. 3.5 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë.

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km ku ppiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat: 41.91 N ; 21.00 E,

10 km në veri-perëndim të Tetovës,
14 km në jug-perëndim të Gostivarit,
36 km në veri-lindje të Shkupit
32 km në veri-perëndim të Dragashit
38 km në veri-perëndim të Prizrenit
40 km në veri-Lindje të Kaçanikut.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës juglindore, jugore dhe jugperëndimore të Kosovës.

Për shkak të thellësisë së përfillshme  të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e regjionit të Prizrenit, Dragashit, Kaqanikut. Deri më tani Rrjeti Sizmologjik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonat e lartshënuara brenda territorit të Kosovës.