Bordet e Ndërmarrjeve Publike trajnohen për Qeverisje Korporative

Prishtinë, 25.05.2022 – Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP), në bashkëpunim me IFC (Bankën Botërore), kanë mbajtur trajnimin dy ditor për Bordet e Ndërmarrjeve Publike me temë “Qeverisja Korporative  e ndërmarrjeve publike”.
Ky trajnim ka për qëllim ofrimin e ekspertizave të suksesshme në fushën e Qeverisjes Koroprative dhe diskutimin e implikimeve praktike të tyre.

Visar Perani, zyrtar i IFC-së për Kosovën, duke hapur këtë trajnim ka vlerësuar se trajnimi i bordeve është i një rëndësie të veçantë pasi do të marrë parasysh praktikat e suksesshme të Qeverisjes Korporative.

Me këtë rast Adem Ahmetaj, zëvendës udhëheqës i NJPMNP-së, tha se “Praktikat e shteteve të ndryshme mund të shërbejnë si një përvojë e mirë për bordet e ndërmarrjeve të Kosovës. Diskutimi i këtyre praktikave do ta bëjë më të mundur fitimi i përvojave më të mira në qeverisjen koroporative dhe të gjitha idetë e mira duhet parë dhe adaptuar në punën e juaj të përditshme”.   

Gjatë trajnimit, të pranishmit bashkë me konsulentët e Bankës Botërorë për Qeverisje Korporative si dhe zyrtarët e IFC-së kanë diskutuar mbi rolin e bordeve të drejtorëve në ndërmarrjet publike, rolin e shtetit si pronar, marrëdhënia dhe kominkimi shtet-bord,  përcaktimi i politikave prioritare, qeverisjen e çështjeve mjedisore dhe sociale, kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e riskut në NP, ndër të tjera.