Ministrja Rizvanolli takohet për herë të tretë me përfaqësuesit e Ferronikelit

Prishtinë,23 nëntor, 2021- Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli sot kapritur në takim për herë të tretë përfaqësuesit e kompanisë New Co “Ferronikeli”pas dy takimeve paraprake të mbajtura më 1 tetor dhe 11 tetor, si dhekomunikimit të vazhdueshëm në mes të Kabinetit të Ministres së Ekonomisë dheUdhëheqësisë së “Ferronikel”-it.

Gjatë takimit të 1 tetorit prezent ka qenëedhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ku udhëheqësia e ”Ferronikelit”i ka informuar Ministrat mbi gjendjen në këtë kompani dhe kërkesat e tyre përndihmë për t’u përballur me krizën energjetike.

Në takimin e mbajtur me 11 tetor, MinistrjaRizvanolli së bashku me kabinetin e saj i ka informuar udhëheqësinë e Ferronikelitrreth zhvillimeve në këtë aspekt.

Gjatë dhe pas takimeve, udhëheqësia eFeronikelit janë informuar që Qeveria e Kosovës është duke i konisderuarmundësitë për ndihmë eventuale e cila duhet të jetë në përputhje me kornizënrregullative dhe ligjore në vend.

Sot, përveç përditësimit të udhëheqësisë nëlidhje më çështjet e diskutuara gjatë takimeve të kaluara, Ministrja eEkonomisë, Artane Rizvanolli i ka informuar ata rreth punës të deritanishme tëTask Forcës për Masat në Rast të Emergjencave Energjetike.