Zëvendësministri Arifaj takohet me përfaqësuesit e bizneseve të diasporës në Vjenë

Vjenë, 11.11.2021 – Gjatë vizitës në Vjenë, zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përfaqësues të dy kabineteve dhe Zyrës së Kryeministrit, janë takuar me përfaqësues të bizneseve të diasporës në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Në takim kanë qenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të bizneseve të Kosovës të fushës së TIK-ut, të cilët kanë shkëmbyer mes tyre ide për mundësi bashkëpunimi dhe ndërlidhjeve mes bizneseve kosovare në vend dhe diasporë.

Zëvendësministri Arifaj ka folur për punën që Ministria e Ekonomisë është duke bërë në fushat përkatëse, përfshirë TIK-un, ndërmarrjet publike, energjinë dhe minierat.

Tutje, zëvendësministri Arifaj dhe ministrja Hajdari kanë ndarë pikat kryesore nga takimet e mbajtura në Vjenë, ku përfaqësues të Odës Ekonomike të Austrisë dhe të investitorëve austriakë në Kosovë, kanë diskutuar rreth pikave kryesore dhe fushave për bashkëpunim e investim të mëtutjeshëm.