Ministrja Rizvanolli pret në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut, Natacha Gomes

Prishtinë, 27.10.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me drejtorin e Departamentit të Telekomunikimit në Ministrinë e Ekonomisë, Agim Kukaj, sot kanë pritur në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Tema kryesore e takimit ka qenë bashkëpunimi i ngushtë mes Kosovës dhe Luksemburgut në fushën e TIK-ut, kurse gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ka njoftuar për punët e fundit të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjisë, TIK-ut si dhe ndërmarrjeve publike.

Shefja e Ambasadës së Luksemburgut, Gomes ka shprehur gatishmëri dhe vullnet që në të ardhmen e afërt të thellohen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Luksemburgut sa i përket digjitalizimit dhe investimit të kompanive të Luksemburgut të fushës së TIK-ut në Kosovë.

Ministrja Rizvanolli ka shprehur vullnetin e njëjtë të Ministrisë së Ekonomisë për të thelluar këtë bashkëpunim, i cili do të konkretizohet me përfshirjen e akterëve jo-qeveritarë, si shoqëria civile dhe bizneset e fushës.