Ministrja Rizvanolli priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman

Prishtinë, 22.10.2021 – Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë (ME) Artane Rizvanolli së bashku me  zëvendësministrin Mentor Arifaj kanë pritur në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman.

Rizvanolli dhe Arifaj kanë shprehur falënderimet e tyre karshi kontributit dhe përkrahjes që shteti i Kanadasë ka dhënë deri më tani për Kosovën, veçanërisht në fushat që mbulon Ministria e Ekonomisë, si; energjia, minierat dhe Teknologjia Informative e Komunikuese (TIK).

Ky kontribut është shtrirë jo vetëm në aspektin financiar por edhe me përfshirjen e ekspertëve kanadezë, zhvillimin e kapaciteteve të fuqisë punëtore dhe rritjen e sigurisë në punë.

Së bashku me ambasadorin Bowman, janë identifikuar fushat kyçe në të cilat do të zhvillohet dhe më tutje bashkëpunimi ynë me Kanadanë, dhe jo vetëm bazuar në bashkëpunimet e mëhershme por edhe në nevojat e veçanta të sektorëve të cilat mbulohen nga ME.

Nga ana e tij, ambasadori Bowman ka shprehur përkrahjen për të arriturat e Ministrisë së Ekonomisë, e këto të arritura do të shumëfishohen me ndihmën e miqve dhe partnerëve të tillë!