Ministrja Rizvanolli pret në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

 

Prishtinë, 19.10.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori si dhe Sekretaren e dytë, Kurimoto Kay.

 

Gjatë takimit, Ministrja dhe Ambasadori kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë në Kosovë. Ministrja Rizvanolli ka ndarë me Ambasadorin punën që është duke u bërë në strategjinë e energjisë si dhe punën drejt zgjidhjeve të përballueshme dhe efiçiente për tranzicionin drejt energjisë së ripërtrishme.

 

Tutje, Ambasadori Mitsunori ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës, veçanërisht Ministrinë e Ekonomisë duke marrë parasysh që edhe Japonia ka kaluar nëpër sfida të ngjashme sa i përket mbrojtjes së ambientit dhe uljes së ndotjes prandaj eksperienca e tyre mund të përdoret si mësim i çmueshëm për Kosovën.