Ministria e Ekonomisë vazhdon takimet e rregullta me ekspertë

Prishtinë, 29.09.2021 – Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të saj, si dhe të Departamentit të Energjisë në ME, ka mbajtur takim me ekspert të energjisë nga KOSTT, KEK, ZRRE, e poashtu  të pranishëm ishin edhe ekspertë të pavarur.

Ky është takimi i katërt me radhë që mbledhë ekspertët me qëllim të identifikimit të problemeve,  vështirësive(sfidave) në sektorin e energjisë si dhe identifikimin e mundësive konkrete për zgjidhjen e tyre me qëllim të përmirësimit të situatës në këtë sektor.

Ekipi punues është duke u fokusuar në skenare të cilat do të ofrojnë diversifikimin dhe miksin e energjisë me kosto më të ulët.

Temat kryesore të trajtuara deri më tash në takime janë:
1.   Rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike;
2.   Rritja e fleksibilitetit të sistemit të energjisë elektrike me rastin e integrimit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në rrjet; si dhe
3.   Mundësitë e hapjes së tregut të brendshëm të energjisë dhe integrimi në tregun rajonal.

Këto takime intenzive të grupit punues janë hap drejt hartimit të Strategjisë të Energjisë të Kosovës (2022-2032).