Takim ndërministror me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit

 

Prishtinë 30 gusht 2020 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë pritur në takim udhëheqësit e shtatë Kompanive Rajonale të Ujësjellësit në Kosovë.

 

Gjatë takimit, ministrat kanë paraqitur punën që është duke u bërë përmes bashkëpunimit ndërministror sa i përket sigurisë së ujit të pijes dhe identifikimit e zgjidhjes së problemeve të përbashkëta.

 

Për më shumë, gjatë takimit janë diskutuar hapat e bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësit, në mënyrë që në të ardhmen të targetohen problemet potenciale dhe të parandalohen ato.

 

Udhëheqësit e Kompanive Rajonale u kanë prezantuar të tre ministrave punën e tyre, duke përfshirë këtu informata rreth mbulueshmërisë së komunave me ujë të pijes, mbulueshmërisë së ujërave të zeza, humbjeve të rrjetit ekzistues, kostove të projekteve aktuale, dixhitalizimit të rrjeteve etj.