Mbahet Forumi i Solareve të Kosovës 2021

Prishtinë,27 korrik 2021 – Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim meAgjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)ka organizuar Forumin e Solareve të Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka hapurkonferencën së bashku me zëvendësdrejtorin e USAID-it, Gëzim Hysenagolli. Gjatëfjalimit të saj, ministrja Rizvanolli ka cekur që ekipi i Ministrisë sëEkonomisë janë të fokusuar në të gjitha prezantimet dhe diskutimet e këtijforumi me laps në dorë për të mësuar nga të pranishmit dhe më pas të sigurojnëqë reformat të nisen me qëllim të lehtësimit të punës së tyre.

Në këtë forum kanë marrë pjesë akterët kryesorë tëfushës së energjisë së ripërtëritshme në Kosovë dhe forumi ka nxitur dialogune  koordinimin mes agjencive kryesoreqeveritare, akterëve të tregut të energjisë, zhvilluesve vendor të burimeve tëripërtëritshme, agjencive ndërkombëtare, institucioneve financiarendërkombëtare, bankave tregtare dhe organizatave të shoqërisë civile.

Gjatë diskutimit është folur rreth gjendjes së tanishmesi dhe potencialit për zhvillim të solareve, rreth procesit dhe projekteve përprosumatorët solarë, si dhe rreth përvojave, sfidave dhe mundësive solare nënivel të ulët.

Ky forum ka pasur për qëllim promovimin e tregut tëprosumatorëve dhe të prodhuesve për vetë-konsumim të projekteve të vogla tëenergjisë solare në Kosovë. Pas përfundimit të prezantimeve dhe paneleve, nëforum është mbajtur një panair i zhvilluesve dhe instaluesve të paneleve solaretë cilin e ka vizituar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti është takuar me bizneset e akterëtkryesorë vendor të kësaj fushe për tu njoftuar nga afër me shërbimet, produktetdhe përvojat e tyre.