Ministrja Artane Rizvanolli pret në takim Ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger

 

Prishtinë, 05.07.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit ka pritur sot në takim Ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger, udhëheqësen e Zyres së Austrian Development Agency (ADA), Sandra Horina, si dhe koordinatorin e projekteve në fushën e ekonomisë të ASA-s, Arsim Aziri.

 

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Austrisë gjatë tri dekadave të fundit, e veçanërisht për kontributin austrikak për zhvillimin e Kosovës dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka ofruar vendit tonë.

 

Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Weidnger kanë diskutuar detajisht rreth temave të interesit të përbashkët, duke përfshirë këtu fuqizimin e grave dhe rritjen e perspektivës gjinore në krijim të politikave, mbështetja e studentëve dhe efikasiteti i energjisë, për të vazhduar me diskutime të temave si menaxhimi i pandemisë dhe mbështetja e Austrisë ndaj Kosovës sa i përket pandemisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

 

Tutje, Ministrja dhe Ambasadori kanë folur për sfidat dhe për arritjet e Qeverisë së Kosovës, veçanërisht Ministrisë së Ekonomisë gjatë 100 ditëshit të parë të mandatit qeveritar. Të dyja palët kanë shprehur gatishmëri të plotë për të vazhduar bashkëpunimin e afërt në sfera të ndryshme, të cilat janë në kompetenca të Ministrisë së Ekonomisë gjatë vazhdimit të mandatit qeveritar, në mënyrë që të arrihet zhvillim i prekshëm dhe i qëndrueshëm i fokusuar te qytetarët e Kosovës.