Ministrja Rizvanolli pjesë e panelit në Forumin e Dialogut të Prespës

Prishtinë, 02.07.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesënë Forumin e Dialogut të Prespës të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë sëVeriut.

 

Ky forum ështëplatformë e krijuar me qëllim të forcimit të partneriteteve dhe krijimit tëmarrëdhënieve afatgjata mes shteteve, liderëve, organizatave dhe qytetarëve.

 

MinistrjaRizvanolli ka qenë pjesë e panelit të Ekonomisë dhe Biznesit, që është fokusuarnë rrugën drejt një rajoni me integrim dhe bashkëpunim më të mirë.

 

Gjatë fjalimit tësaj, Ministrja Rizvanolli ka theksuar që Qeveria e Kosovës dhe Ministria eEkonomisë e vlerësojnë shumë bashkëpunimin rajonal, si pikë kyçe në trajtimin esfidave të përbashkëta, duke vlerësuar që bashkëpunimi rajonal është me rëndësipër të tërhequr investime të huaja.

 

“Mirëpo,bashkëpunimi ekonomik rajonal nuk mjafton. Rajoni ynë ka sfida në kuptim tëshkathtësive të fuqisë punëtore, investimet në arsim e trajnime, përmirësimin einfrastrukturës si dhe të qeverisjes. Vetëm duke çrrënjosur korrupsionin,përmirësuar sundimin e ligjit, demokratizimin dhe llogaridhënien qeveritare,vendet e rajonit mund të arrijmë potencialin tonë të plotë ekonomik”, thaRizvanolli.

 

MinistrjaRizvanolli shtoi se “qëllimi i punës tonë mbetet përmirësimi i jetës së çdoqytetari për të garantuar që të rinjtë e Kosovës nuk do të duhen të udhëtojnë drejtEvropës Perëndimore për të krijuar një të ardhme të ndritur, por të kenë tëgjitha kushtet e domosdoshme për ta bërë atë në vendin e tyre”.