Kosova përfiton 1.7 milion euro nga Qeveria gjermane

Prishtinë, 25.06.2021 Ministrjae Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuberdhe Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta, sot kanënënshkruar marrëveshjen për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik.Nga kjo marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka siguruar 1.7 milion euro, të dhuruaranga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë, si asistencë teknike për afatkohor 2 vjeçar.

 

Objektivikryesor i këtij projekti është përmirësimi i kornizës ligjore dhe teknike përimplementimin e kërkesave të Komunitetit Evropian të Energjisë, të ndërlidhurame energji dhe klimë. Ndër të tjera, GIZ do t’i ofrojë Ministrisë së Ekonomisëedhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, staf mbështetës, mbulim të shpenzimeveadministrative, si dhe trajnime të ekspertëve për implementim të projektit.

 

Kyprojekt, përpos dobisë financiare, mban rëndësi thelbësore për programinqeverisës të Ministrisë së Ekonomisë, e cila fokus primar e ka tranzicionin edrejtë dhe të qëndrueshëm energjetik, duke e marrë parasysh edhe përballueshmërinëfinanciare.

 

Nënshkrimii kësaj marrëveshje e forcon më tutje bashkëpunimin zhvillimor mes Kosovës dheGjermanisë. Ky projekt është vazhdimësi e bashkëpunimit afatgjatë mes Kosovësdhe Gjermanisë, ku gjatë 22 viteve Kosova ka përfituar 660 milionë euro, duke ndihmuarnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe shndërrimin e Kosovës nënjë partner për komunitetet trans-atlantike dhe evropiane.