Ministrja e Ekonomisë e përfaqësoi Kosovën për herë të parë në Forumin Ekonomik DELPHI në Shkup

Prishtinë, 24.06.2021 – Të mërkurën më 23 qershor, Ministrja e Ekonomisë,Artane Rizvanolli e ka përfaqësuar Kosovën në forumin ekonomik në Shkup, i cilii ka mbledhur udhëheqësit rajonal me më së shumti influencë për të adresuarsfidat me të cilat përballet rajoni.


Gjatë forumit janë identifikuar dhe adresuar sfidat kryesore për zhvillim, janëndarë eksperiencat politike të vendeve të rajonit, dhe janë identifikuarveprimet e politikave për një ekonomi më afaruese dhe gjithëpërfshirëse.

 

Ministrja Rizvanolli ka mbajtur fjaliminpërmbyllës në këtë konferencë, e cila është shprehur me shpresën që tani mëkemi filluar periudhën post-pandemike, pas sfidës më të madhe botërore që nga Luftae Dytë Botërore, sfidat si viruset dhe emisionet e CO2 dhe ngrohja globale, nuknjohin kufij dhe na ndikojnë të gjithë, prandaj Rizvanolli theksoi se është edomosdoshme që veprimet dhe zgjidhjet të jenë të përbashkëta dhe mund tëarrihen vetëm përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

 

Tutje, Ministrja Rizvanolli ka shtuar qëbashkëpunimi dhe integrimi ekonomik në rajon është i domosdoshëm dhe duhet tëpërfshijë angazhimin e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor, sianëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, angazhimin e mekanizmave tëbesueshëm të mbikëqyrjes dhe zgjidhjeve për të garantuar implementimin emarrëveshjeve, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit drejt anëtarësimitnë BE.

 

Ministrja ka bërë thirrje që përtejbashkëpunimit ekonomik, udhëheqësit rajonal duhet të punojnë bashkërisht nësfidat, si emigrimi i individëve të aftë me krijim e mundësive të reja tëpunësimit, promovimin e lëvizshmërisë së punës, duke njohur kualifikimet enjëri-tjetrit dhe heqjen e lejeve të punës, si dhe bashkëpunim drejtdemokratizimit, mbrojtjes së sigurisë juridike, sundimit të ligjit, rritjes sëpërgjegjësisë së qeverive dhe lirisë së mediave.

 

Gjatë vizitës në Shkup, përpos pjesëmarrjesnë Forumin Ekonomik, Ministrja Rizvanolli ka mbajtur takime me Ministrin ePunëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, ku janëdiskutuar marrëdhëniet ekonomike dhe politike.

 

Më pas, Ministrja Rizvanolli është takuarme Ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, KreshnikBekteshi, ku kanë diskutuar lidhur me zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dheprioriteteve në sektorin e energjisë.