Miratohet “Projektligji për Masat për Uljen e Kostos së Shtrirjes së Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë”

Prishtinë, 22.06.2021 – Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në mbledhjen e 16-të të Qeverisë së Kosovës, është miratuar sot “Projektligji për Masat për Uljen e Kostos së Shtrirjes së Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë”.

Ky projektligj ka rëndësi dhe ndikim të lartë në uljen e shpenzimeve, në lehtësimin dhe nxitjen e ndërtimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

Projektligji në fjalë, përpos uljes së kostos do të ulë ndikimin negativ në mjedis të shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe është në përputhshmëri të plotë me Direktivën e BE-së.

Aplikimi i këtij projektligji bëhet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, duke përfshirë subjektet publike dhe pronarët/bartësit e infrastrukturës së komunikimeve elektronike publike, si dhe për operatorët e rrjetit që ofrojnë infrastrukturë fizike, kapacitete në rrjetet e tyre të komunikimit.