Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për studimin e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit

 

Prishtinë, 22.11.2020 – Nën kryesimin e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për studimin e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit.

 

Grupit Punues është krijuar me vendim të Kryeministrit të Kosovës, Abdullah Hoti dhe qellimi i këtij Grupi Punues është zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, për të siguruar bashkëpunimin e nevojshëm për Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njësive tjera të Qeverisë së SHBA-ve.