Ministri Kuçi ka raportuar para Komisionit Parlamentar lidhur me raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare

Prishtinë, 13.10.2020 – Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku ka shqyrtuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të ish – Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për vitin 2019.

Ministri Kuçi tha se i kanë pranuar gjetjet nga Raportit i Auditimit dhe se janë duke përcjellë procesin e implementimit të  këtyre gjetjeve.

“Ky raport ka të bëjë vetëm me një pjesë të ministrisë së ekonomisë dhe ambientit. Gjetjet janë në numër të caktuar, ato që janë përsëritur dhe ato që kanë ndodhur për herë të parë. Për mua ka të bëjë me disa gjetje që për fat të keq mund të përsëriten prapë të cilat janë edhe jashtë kompetencave tona”.

Ministri Kuç gjithashtu theksoi se; “Për këto çështje jemi duke biseduar me zyrën e kryeministrit kurse gjetjet e tjera janë të zbatueshme dhe jemi duke përcjellë procesin e implementimeve të gjetjeve që janë bërë në bazë të raportit. Ne këto gjetje i kemi pranuar si të tilla dhe bashkë me ta kemi hartuar një plan për t’i zbatuar të gjitha gjetjet”.