Ministri Kuçi dhe Ambasadori Abbott gjejnë gjuhë të përbashkët për partneritetin Britanik në rekrutimin e anëtarëve të bordeve në ndërmarrje publike

 

Prishtinë, 17.07.2020 – Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott kanë mbajtur një takim virtual njoftues.

 

Mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua për mbështetjen e Britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore.

 

Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministrin Avdullah Hoti për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese me asistencën e Britanikëve, ministri Kuçi e siguroi ambasadorin Abbott për zhvillimin e këtij procesi në tërësi sipas udhëzimeve të tyre dhe me transparencë të plotë.

 

Ndër të tjera u fol edhe për situatën e krijuar ekonomike, pas efektit të pandemisë COVID-19, dhe për projeksionet që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në zhvillim ekonomik.

 

Krahas kësaj mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua në terma të gjerë edhe energjia dhe ambienti.