Kuçi dhe Imeri pajtohen për avancimin e strategjisë nacionale të sektorit të energjisë

 

Prishtinë, 12.06.2020 – Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Korparatës Energjetike të Kosovës (KEK), Luigj Imeri është pritur sot nga ministri e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi.

 

Me këtë rast, Imeri i ka uruar detyrën e re ministrit Kuçi dhe e ka njoftuar për gjendjen aktuale të korporatës, ecurinë e prodhimit, si dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet korporata si pasojë e pandemisë COVID-19.

 

Z. Kuçi dhe z. Imeri gjithashtu kanë diskutuan për strategjinë nacionale të Qeverisë dhe Peogramin e Qeverisë 2020-2023 për sektorin energjisë, me ç’rast edhe u dakorduan që bashkërisht të avancojnë strategjinë nacionale të sektorit të energjisë, duke qenë se është e një rëndësie të veçantë dhe është shtylla bazë të zhvillimit ekonomik të vendit.