Ministri Lluka vizitoi Minierën e Artanës

Prishtinë, 05.09.2019 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar një ndër pasuritë më të mëdha të vendit për nga prodhimi i mineraleve, ku u pritem nga menaxhmenti minierën e Artanës ku u pritën nga menaxhmenti i kësaj miniere.

Ministri Lluka njoftoj stafin e minierës të Artanës të cilët punojnë në kushte jo të favorshme se që nga java që e ardhshme do të fillojë realizimi i investimit në një mensë të re për ta.

Kreu i MZHE-së bëri të ditur se pas sponzorisimit nga MZHE-ja, është finalizuar statuti i ndërmarrjes “Trepça” i cili i jep të drejtën punëtorëve të jenë gjithashtu aksionar në këtë ndërmarrje gjigante.

I pari i MZHE-së po ashtu ritheksoj se MZHE këtë vit ka ndarë 5 milionë euro në mënyrë që të ndihmoj dhe të sigurojë rimëkëmbjen e minierave dhe minatorëve sa më parë.
 

Lluka, përfundoj se; “Miniera e Artanës nxjerrë 45% të mineraleve të Trepçës dhe si e tillë duhet të përfitoj nga subvencionet dhe investimet kapitale në mënyrë proporcionale e jo vetëm 5% siç u tha nga menaxhmenti në takim. Gjithashtu, mosha e shtyrë mesatare po pengon që kjo minierë të shfrytëzoj potencialin e madh që ka”.