Lluka: Universiteti i Mitrovicës së shpejti me laborator gjeologjik

Prishtinë, 03.09.2019 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar hapësirat e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës për tu njohur nga afër me punën që bënë ky agjencion.

Në premisat e këtij dikasteri e cila është nën menaxhimin e MZHE-së, ministri Lluka u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik (SHGJK), z. Fidaim Sahiti dhe stafi i kësaj agjencie.

Kreu i MZHE-së u njoftua për investimet që ka bërë SHGJK, ku ka instaluar dy pajisje shumë të rëndësishme për këtë sektor, pajisje këto që kanë kushtuar mbi 700 mijë euro:
1. Mikroskopin digjital me nano teknologji e cila ka kapacitet të shoh deri në afërsi prej 1/100 e milimetrit dhe 2. Rentgen për identifikimin e të gjitha mineraleve.

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, gjithashtu është përgjegjës për monitorimin 24 orë në 7 ditë të javës për aktiviteteve sizmike, ku ka të instaluara 6 pika në vende të ndryshme në Kosovë.

Ministri Lluka gjithashtu paralamëroj se javën që vjen, do të përuroj laboratorin e ri që do të instalohet në hapësirat e Universitetit të Mitrovicës, ku studentët do të kenë mundësi të fusin në praktikë njohuritë e tyre në fushën e gjeologjisë.