Takimi i Parë i Komisionit Koordinues Ndërinstitucional për Zhvillimin e Bashkëpunimit të One Stop Shop për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

Prishtinë, 10.06.2019 – U mbajt takimi i parë i Komisionit Koordinues Ndërinstitucional për One Stop Shop për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë.

Pjesëmarrësit në takim ishin të deleguar nga institucionet si në vijim: MZHE, ZKM, MMPH, MTI, MPZHR-APK, MF, MAPL, ZRRE, KOSTT, KEDS, ASK, Ekspert te REPOWER -it, USAID etj.

Në këtë takim u prezantua e tërë kronologjia e themelimit të One Stop Shop për BRE dhe formimin e Komisionit Koordinues Ndërinstitucional për zhvillimin e bashkëpunimit për OSSH për BRE dhe rëndësinë që ka ky komision në koordinimin, bashkëpunimin dhe lehtësimin në procesin e dhënies së lejeve për investitorët në fushën e BRE-ve , si dhe ne raport me obligimet qe dalin nga procesi i MSA-se dhe ERA-se.

Gjatë takimit u dha një pasqyrim i gjerë i përmbajtjes së Rregullores 05/2018 duke filluar nga qëllimi, fushëveprimi, bashkëpunimi ndërinstitucional, detyrat e parapara, hartimi i doracakut, etj.

Një dokument i rëndësishëm që buron nga Rregullorja 05/2018 është edhe Doracaku i Procedurave që në takim u prezantua drafti i këtij dokumenti, në të cilin shtjellohen mënyrat e funksionimit të Komisionit Koordinues Institucional për zhvillimin dhe bashkëpunimin e OSSH për BRE si trup me karakter informues dhe koordinues ne funksion te zhvillimit te sektorit te BRE.