Ministri Lluka vizitoi Fakutetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, u ofron bashkëpunim

Prishtinë, 28.03.2018 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka  takuar dekanin e këtij fakulteti, Enver Hamiti, me ç’rast kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes këtij fakulteti dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Me këtë rast ministri Lluka tha se vizita ka për qëllim ofrimin e mbështetjes së studentëve të këtij fakulteti, pasi që sektori i energjisë në Kosovë po shkon drejt një zhvillimi të hovshëm.
“ Studentëve të  këtij fakulteti do t’u krijohen kushte për punë praktike në sektorin e energjisë. Ndërsa me  ndërtimin e  Termocentralit “Kosova e Re” dhe shtimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme studentëve do t’u mundësohet  qasje më të lehtë për punësim.

Ministri Lluka, po ashtu tha se kuadrot që dalin nga ky fakultet i kontribuojnë të ardhmes së vendit, duke shtuar se fushat që ata studiojnë do t’i ndihmojnë sektorit të energjisë me kapacitetin që ata do të ofrojnë në të ardhmen.