Tërmet 3.1 shkallë të Rihter 10 km veri-perëndim të Gjakovës

Prishtinë, 20.03.2018 – Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 20.03.2018 në ora 01:55 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet  IV ballë  të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km veri-perëndim të Gjakovës, respektivisht në koordinatat: 42.457 (latituda) dhe 20.407 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 12 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Gjakovës, Pejës.

Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.