MZHE nuk ka emëruar për U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv në NP Telekomi i Kosovës Sh.A. z.Nuredin Krasniqi

Prishtinë, 16.03.2018 – Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik që lajmi për emërimin e z.Nuredin Krasniqi për U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës Sh.A. nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është i pavërtetë.

Gjithashtu, pretendimet për ‘njoftimin e dërguar nga ana e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike për ndërmarrjen e hapave/veprimeve të nevojshme në raport me gjendjen e krijuar’ nuk është i vërtetë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka dërguar ose udhëzuar ndërmarrjen e asnjë veprimi.

MZHE me kujdes është duke u angazhuar që të gjejë zgjidhje sa më të shpejt për sa i përket Telekomit të Kosovës Sh.A. Në këtë drejtim, brenda muajit Mars, pritet të emërohet Bordi i Drejtorëve i cili sipas dispozitave ligjore në fuqi do të procedoj tutje me zgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes.

MZhE në cilësinë e pronarit të ndërmarrjeve publike, mbete e përkushtuar në zbatimin e ligjit në tërësinë e tij, rrjedhimisht, asnjë vendim i njëanshëm nuk krijon efekt juridik dhe si i tillë nuk njihet.