Lluka: Qendra Multifunksinale në Mitrovicë mundësi punësimi

Prishtinë, 12.01.2018 – Me kërkesë të Ministrisë së  Zhvillimit Ekonomik, Qeveria e Kosovës ka miratuar hapjen e  Qendrës Multifunksionale në Mitrovicë, e cila do të menaxhoj katër objektet rekreative sportive të financuara nga Komisioni Evropian, ndërsa do të krijohen mundësi të punësimit.

Me këtë rast ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka,  tha se MZHE ka shqyrtuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës, e cila ka plotësuar kriteret e paparapara.

“Ndërmarrja e re do të ketë statutin e Shoqërisë Aksionare me 100 për qind aksione të Komunës dhe do të funksionoj përmes Qeverisjes Korporative”, ka thënë ministri Lluka.

Ministri Lluka me këtë rast ka pohuar se miratimi i këtij vendimi është në funksion të implementimit të ligjit mbi Ndërmarrjet Publike dhe funksionalizimit sa më efikas të këtij ligji.

Ndryshe, qendra multifunksionale Sh.A. Mitrovicë, do të   menaxhoj katër objektet rekreative sportive.