Ministri Lluka u prit nga homologia Bullgare, Temenuzhka Petkova

Prishtinë, 07.12.2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bullgari është takuar me Ministren e Energjisë së Bullgarisë, Temenuzhka Petkova me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral në sektorin e energjisë dhe procesin e integrimit evropian të vendit tonë.

Duke pasur parasysh se Bullgaria do të merr presidencën e Bashkimit Evropian nga fillimi i vitit 2018,  përkrahja e saj do të jetë e pakursyer në anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Evropiane të Transmisioneve (ENTSO-E), një veprim i domosdoshëm për të rregulluar tregun energjetik në rajon, u vlerësuar në këto takime.

Më tej, Ministri ka vënë në dukje se Bullgaria ka ngritur kapacitetet e saja energjetike përmes investimeve me kapital privat, andaj eksperienca e saj është jashtëzakonisht e vlefshme për Kosovën pasi që jemi në proces të ngjashëm me ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.