Investitorët italianë të interesuar për investime në Kosovë

Prishtinë, 08.11.2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot Drejtoreshën e Italian Trade Agency (ITA) për Shqipëri dhe Kosovë, Elisa Scelsa me bashkëpunëtorë, agjenci e cila merret me promovim dhe ndërkombëtarizim të kompanive italiane.

Ministri Lluka njoftoi drejtoresha Scelsa me prioritetet e MZHE-së duke shtuar se investimet në sektorët strategjik si energjia, minierat, TIK dhe sektorë tjerë janë më se të
mirëpritura, ndërsa Qeveria është e përkushtuar të përmirësojë klimën për investime.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit me investitorët italianë, me ç’rast kreu i MZHE-së ritheksoi interesimin e institucionit që drejton që ky bashkëpunim të konkretizohet me investime.

Më këtë linjë, Lluka dhe Scelsa janë pajtuar që me 31 janar 2018 të mbahet një forum biznesor ku akterët institucional dhe biznesor nga Kosova do të takohem me investitorë italianë.