Austria partner strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë, 27.09. 2017 – Austria është partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke fuqizuar kështu raportet në mes dy vendeve, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka gjatë një takimi me Peter Hasslacher drejtor i Adventage Austria për Slloveni, Shqipëri dhe Kosovë (Organizatë për Industri, Tregti Ndërkombëtare dhe Zhvillim)  dhe Vjosa Huruglica udhëheqëse e Zyrës për Kosovë.
Ministri Lluka gjatë takimit ka njoftuar përfaqësuesit e Adavntage Austria  për prioritetet në planin ekonomik, respektivisht potencialet ekonomike që ka Kosova.

Nga ana e tij Peter Hasslacher  duke uruar ministrin Lluka për detyrën si ministër ka rikonfirmuar se bashkëpunimin me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, do të vazhdojë duke parë mundësitë e investimeve në projekte konkrete si dhe njoftimin e bizneseve austriake me kapacitete ekzistuese të Kosovës.

Ndryshe, ministri Lluka dhe kreu i Advantage Austria Hasslacher, janë dakorduar për gjetjen e mundësive investuese në miniera që të promovojnë kapacitetin ekonomik të Kosovës tek bizneset austriake dhe anasjelltas.