FMN rikonfirmon mbështetjen për projektet zhvillimore në Kosovë

Prishtinë, 18.09.2017 – FondiMonetar Ndërkombëtar (FMN) do të vazhdojë të përkrah projektet zhvillimore nëKosovë, ka deklaruar Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, nëtakimin që zhvilloi sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka.

Ministri Lluka informoi drejtuesit e FMN-së me orientimet e MZHE gjatë këtijmandati, me ç’rast ritheksoi se energjia, respektivisht siguria e furnizimitdhe projektet rajonale të energjisë do të jenë ndër prioritetet kryesore.

Kreu i MZHE-së dhe shefi i Misionit të FMN-së diskutuan edhe për ecurinë eprojektit të TC Kosova e Re, duke vlerësuar se realizimi i tij do të ndikontedirekt në stabilitetin e furnizimit me energji, hapjen e vendeve të punës, respektivishtzhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Lluka ka falënderuar FMN për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënëKosovës, duke renditur atë ndër partnerët kryesorë financiar ndërkombëtarë tëQeverisë së Kosovës.