Memorandum bashkëpunimi për gazin natyror

Prishtinë, 17 Maj 2017 –  Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci ka marr pjesë në takimin inaugurues të grupit punues në kuadër të bashkëpunimit për gazin natyror në Evropën Jug –  Lindore mbajtur në Zagreb.

Më këtë rast grupi punues ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi që ky partneritet  të ndërtojë  kapacitete  të qëndrueshme institucionale  për zhvillimin dhe shfrytëzimin e modeleve të përbashkëta të planifikimit të transmisionit të gazit natyror.

Këto modele do të shfrytëzohen  për analizim në baza regjionale të infrastrukturës së brendshme të tubacioneve , interkonjeksioneve, dhe kapaciteteve depozituese regjionale të nevojshme për procesin e gazifikimit në Evrope Jug – Lindore.

Ndryshe, Grupi punues në kuadër të bashkëpunimit për gazin natyror në Evropën Jug – lindore, është  themeluar me mbështetjen e  Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Asociacioni i Energjisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEA), Ministritë dhe Operatorët e sistemeve të  transmisionit të gazit natyror të Evropës Jug – lindore.