Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj – Gashi, ka pritur sot në takim studentët bursistë të Fondacionit “Konrad –Adenauer”

Prishtinë, 17.03.2017 – Zv.ministrja Zogaj – Gashi, sot priti në takim disa studentë bursist të Fondacionit KAS ku falënderoi Fondacionin “Konrad Adenauer”, për kontributin e dhënë dhe mbështetjen në zhvillimin e partive politike të Qendrës së Djathtë.

Ajo tha, “Sot, pata nderin dhe privilegjin të mirëpres në takim studentët bursistë të Fondacionit KAS, para të cilëve prezantova arritjet e Qeverisë në dy vitet e fundit, implementimin e programit qeveritar si dhe çështje të tjera aktuale”.

Ndër të tjera, zv.ministrja Zogaj – Gashi potencoi rëndësinë e edukimit të brezave të rinj të politikanëve të së ardhmes në Kosovë.