Gashi: Projekti Gratë në Punë Online tregues suksesi

Prishtinë, 21.09.2016 – Zevendesministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj – Gashi ka marre pjese ne konferencen Western Balkan Brown Bag Lunch (BBL) Week, që po mbahet ne Uashington nen organizimin e Bankes Boterore per Ballkanin Perendimor.

Me kete rast zevendesministrja Zogaj – Gashi ne hapje te konferences, e cila ka teme kryesore Grate ne Pune Online ka diskutuar per sukseset qe pilot projekti Grate ne Pune Online ka patur ne Kosove. Kam knaqesine te ju informoj per pilot rezultatet ne komunen e Lipjanit dhe te Gjakoves si dhe per menyren se si do te permiresohen gjate fazes se re .

Ne tashme kemi nisur te njejtin projekt ne Prishtina Metropolitan Area, komunen e Obiliqit dhe Fushe Kosoves ka thene Gashi. Zogaj – Gashi me tej ka siguruar se histori suksesi te pjesemarresve ne projektin Grate ne Pune Online WOW do te permbyllen me sukses edhe me ndihmen e eksperteve, partnereve dhe me perpjekje te vazhdueshme mund te arrihen rezultate edhe me te larta nepermjet fuqizimit te grave kosovare ne ICT.

https://www.worldbank.org/en/news/feature/2016/09/19/kosovos-women-go-wow-online-and-working